Rama deklaron se aeroporti i Kukësit do të hapë 1 mijë vende pune

Nga Exit News
Rama deklaron se aeroporti i Kukësit do të hapë 1 mijë vende pune

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aeroporti i Kukësit do të hapë 1 mijë vende pune.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e portalit ‘Deputeti që duam’ në Kukës, Rama u shpreh se qeveria ka ambicie ta kthejë Kukësin një pikë referimi për të gjithë.

“Ky aeroport do të sjellë 1 mijë vende pune direkte dhe mijëra vende të tjera, që do të krijohen si rrjedhojë e aeroportit. Aeroportet nuk janë pista për vallëzim, as për qejf, por janë fabrika zhvillimi, që sjellin me vete shumë aktivitete të tjera. Kemi një ambicie shumë të madhe për ta kthyer Kukësin në një pikë referimi, jo vetëm për banorët e Kukësit.”

Gjithashtu Rama pohoi se aeroporti krijon mundësinë të zhvillohen edhe zona të tjera përrreth Kukësit si Shishtaveci. Sipas tij me ndërtimin e aeroportit mundësia për zhvillimin e një piste skish është më e madhe.

“Kukësi ka Shtavecin, që është një ëndërr tjetër për ta pasur si pikë turistike. duke pasur aeroportin këtu mundësia për të zhvilluar pistën e skive bëhet më reale”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>