Rama deklaron se ngjarja e Kavajës s’ka lidhje me PS

Nga Exit News
Rama deklaron se ngjarja e Kavajës s’ka lidhje me PS

Kryeministri Edi Rama deklaroi se plagosja e sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë nuk ka lidhje me Partinë Socialiste dhe autori është militant i PD-së.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se PD ka faj vetëm për politizimin e ngjarjes.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Sekretari i PD-së së Kavajës u plagos me armë të hënën rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, në zyrat e PD-së.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Kreu i PD, Basha ka fajësuar Ramën dhe sulmin e cilësoi me prapavijë politike ndërsa autorët i quajti “militantë të PS-së”.

Presidenti Meta dënoi aktin dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të shkojë në SPAK të rrëfehet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>