Rama deklaron se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për anëtarësim

Nga Exit News
Rama deklaron se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për anëtarësim

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të shkojë në Bruksel për disa ditë për të folur për integrimin e Shqipërisë në vend.

Gjatë një takimi me banorët e Beratit, Rama u shpreh se vendi i ka përmbushur detyrat e tij. Megjithatë kryeministri u shpreh se procesi i integrimit nuk varet vetëm nga qeveria.

Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë.”

Rama u shpreh se të gjitha reformat e ndërmarra nuk janë për të mbushur mendjen vendeve anëtare të BE-së, por se i nevojiten shqiptarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>