Rama, Denaj dhe Ahmetaj “në mbrojtje” të projekt-buxhetit 2021 pas kthimit për rishqyrtim nga Presidenti

Nga Exit News
Rama, Denaj dhe Ahmetaj “në mbrojtje” të projekt-buxhetit 2021 pas kthimit për rishqyrtim nga Presidenti

Kryeministri Edi Rama ka bërë një prezantim publik të Buxhetit 2021, të kthyer nga Presidenti Ilir Meta, për të treguar pretendimin e qeverisë se buxheti mbështet rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve dhe investimeve në infrastrukturë.

Në përgjigje të argumentave të Presidentit për kthimin e këtij buxheti, me pretendimin se ai nuk parashikon mjaftueshëm mbështetje për përballimin e situatës pas Covid-19, ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj dhe ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj kanë theksuar se ky është buxheti më i lartë për shëndetësinë në 10 vitet e fundit.

Denaj tregoi se synimi i qeverisë është ulja e papunësinë dhe theksoi se në 2019-ën qeveria arriti ulje rekord të papunsinë prej vitit 2014, me një nivel prej 11.6%. Ky është gjithashtu buxheti më i lartë në investime, theksoi ministrja e ekonomisë dhe financave, Anila Denaj.

Ndërsa ministri për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se qeveria gjatë këtyre viteve ka mbështetur vazhdimisht biznesin e vogël, i cili sot sipas tij është trefishuar në numër gjatë qeverisjes socialiste.

Kjo është prova se Shqipëria nuk është nën regjimin e një sistemi oligarkik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>