Kryeministri Rama denoncohet për shpifje në Itali

Kryeministri Rama denoncohet për shpifje në Itali

Në emisionin Opinion të ditës së enjte, nga gazetari Besir Collaku u mësua se Koloneli i Guardia di Finanza Alessandro Giuliani ka bërë denoncim për shpifje në prokurorinë italiane kundër Kryeministrit Edi Rama.

Koloneli Giuliani ka punuar për disa vite në Shqipëri në misionin e Guardia di Finanza, e cila merrej me hetimet për luftën kundër trafiqeve të drogës. Me këtë cilësi ka bashkëpunuar me Dritan Zaganin që ishte oficeri ndërlidhës i palës shqiptare.

Para pak ditësh në një intervistë në Top Channel, Kryeministri Rama u shpreh se Zagani ishte arrestuar pasi i kishte kaluar informacione mbi hetimet një oficeri të Guardia di Finanza “edhe ai i korruptuar nga trafikantët”. Kjo deklaratë nuk u shoqërua me reagime apo kritika nga Ambasada Italiane në Tiranë. Megjithatë, oficerit Alesandro Giuliani, lehtësisht i identifikueshëm si oficeri i “korruptuar” në deklaratën e Kryeministrit Rama, nuk i kanë pëlqyer akuzat e Kryeministrit dhe heshtja e institucioneve italiane të cilave ai u ka shërbyer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>