Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantuan të hënën platformën online Akademia.al.
Në fjalën e saj, ministrja Kushi deklaroi se kjo platformë do të shërbejë për mësimin online për moshat nga 3 deri në 18 vjeç.
“Akademi.al është platformë shumë e mirë për nxënësit. Duhet që asnjë orë mësimore të mos mungojë gjatë vitit shkollor. Ju kemi mirënjohës pa fund mësuesve për kontributin e tyre. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online, shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Me ketë platformë mund të dorëzohen online edhe detyrat e shtëpisë.”