Sot, nga Kuvendi Rama akuzoi opozitën dhe Presidentin se po mbrojnë krimin e organizuar në vend. Kryeministri i quajti deputetët e opozitës “horra dhe hipokritë me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë e ka bërë horr Shqipërinë” tek të huajt.
Kryeministri akuzoi median, Presidentin, opozitën dhe avokatin e popullit se janë bërë bashkë për të mbrojtur ata që kanë vrarë, “grabitur pronat, shantazhuar njerëzit dhe sipërmarrësit e qe medemek tani po dhunohen”,
“Po turp nuk ju vjen fare, nuk ju vjen turp gjithë këtyre njërezve që kanë një mikrofon në dorë, që dalin një një ekran, të thonë një fjalë dhe janë bërë karvan qorrash për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive apo në drejtim të gjithë atyre që nuk janë kycur akoma duke cuar mesazhin që ne jemi me ju”, shtoi Kryeministri Rama.