Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës të dielën.
Ai shkruajti në rrjetin Twitter se zgjedhja e Osmanit “përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës!”
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka shkruar Osmanit një letër zyrtare për të përcjell urimet.
“Jam i bindur se vizioni, ambicjet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës, popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara,” shkruan Ruçi në letrën e publikuar në faqjen e Kuvendit.
Ai ka theksuar se partneriteti me BE dhe SHBA është garancia që Kosova do të kapërcejë sfidat e së ardhmes.