Rama, disa vende anëtare të OSBE-së skeptike për Shqipërinë

Rama, disa vende anëtare të OSBE-së skeptike për Shqipërinë

“Disa vende anëtare të OSBE-së kanë qënë skeptike për faktin se sa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra me përgjegjësi”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, sot pas marrjes së presidencës.

Më tej, Kryeministri Rama sqaroi se një nga prioritete e presidencës shqiptare të OSBE-së është të nxisë dialogun me Ukrainën. Për këtë arsye, vizita e parë e tij si kryesues i OSBE-së do të jetë në Ukrainë.

Rama, nuk pranoi të komentoi çështjen e pushtimit të Krimesë nga Rusia, pavarësisht pyetjeve të vazhduara nga gazetarët e huaj. Ai u shpreh se Shqipëria ka shprehur hapur qendrimin e saj për çështjen e Krimesë. “Por si kryesues i OSBE-së nuk dua të jem kaq i hapur sepse mund të mos kemi rezultatin e duhur”, shtoi Rama.

Kryeministri nuk iu përgjigjë pyetjes së gazetares nëse do të kishte një dialog me opozitën në Shqipëri. Ai tha se kësaj pyetje do t’i përgjigjet në Tiranë.

Ndërsa, pyetjes së gazetarit spanjoll mbi miratimin e ligjit të medias në kundërshtim me propozimet e OSBE-së, Kryeministri iu përgjigjë se “ligji i medias është në përputhje me standartet e OSBE-së”.

Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së tha se “kryesia e OSBE-së është një mundësi që Shqipëria të mësojë praktika të mira”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>