Kryeminsitri Rama tha se qeveria do të heqë të gjitha taksat për biznesin e vogël deri në 14 milion lekë xhiro, deri në vitin 2029.
“Do bëjmë një ndryshim në buxhet. Biznesit të vogël do i heqim të gjitha taksat deri në vitin 2029. Për TVSH nuk jemi ende 100% të sigurt se do hiqet e plotë. Brenda qershorit do të jetë gati plani.” – tha Rama në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.
I pyetur për një paketë të tretë ekonomike, Rama tha se Shqipëria tashmë nuk ka nevojë për një të tillë.
“Nuk kam thënë që do ketë paketë të tretë. Kam thënë që varet nga dinamikat. Për çfarë të ketë paketë tani që është hapur çdogjë.” – tha Kryeministri.