Shumica socialiste do të rimiratojë pa amendime ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit, të kthyera nga presidenti Meta.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se ndryshimet do të rimiratohen sa më shpejt:
“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta.”
Më herët Exit News ka shkruar se me shumë gjasa, shumica socialiste do të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të kthyera nga presidenti Meta në seancën e 29 tetorit.
Për miratimin e tyre, duhen 84 vota, vota të cilat shumica socialiste i ka.
Në 5 tetor, ndryshimet e Kodit u miratuan me 96 vota pro, nga deputetë të shumicës socialiste dhe 16 deputetë nga opozita e re parlamentare.