Rama, do të dënohen sipërmarrësit që paguajnë punëtorët në të zezë

Nga Exit News
Rama, do të dënohen sipërmarrësit që paguajnë punëtorët në të zezë

Kryeministri Edi Rama në monologun e tij në Facebook sqaroi edhe një herë masat që ka marrë qeveria për qiratë, leje-daljet, studentët dhe bizneset e vogla. Ai tha se:

— Do të dënohen me burg sipërmarrësi që paguan punonjësitë në të zezë.

— Do të subvencionohen, masa ende nuk është përcaktuar, ato qiradhënës që jetojnë vetëm me qiranë e një ambjenti.

— Do të subvencionohen bizneset e vogla për pagimin e qirasë.

— Qiraja e muajit maj dhe prill do të paguhet pjesë-pjesë, nga biznesi i vogël dhe studentët.

— Do t’i ndalohet e drejta për të dalë kujtdo që përdor makinën e punës për të shpërndarë njerëz të tjerë.

— Të lejojnë ato që punojnë në kompani ose biznese të mëdha ose të vogla që lejohen të punojnë të lëvizin me mjetet e tyre private.

— Nuk do të preken bursat e studentëve

— Nuk do të riatdhesohet asnjë qytetar

— Kompanitë të paguajnë punonjësit me kredi të marrë nga garancia e vënë në dispozicion nga qeveria, ose ti cojnë në shtëpi dhe t’i paguajnë me pagë minimale.

 

Lajme te ngjashme