Rama do vizitojë Vienën për të diskutuar për krizën në Bjellorusi

Nga Exit News
Rama do vizitojë Vienën për të diskutuar për krizën në Bjellorusi

Kryeministri Rama do të vizitojë të premten Vienën, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special për krizën në Bjellorusi.

Gjatë takimit, Rama pritet të përsërisë ftesën e OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun mes presidentit Lukashenko dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike që ka nisur prej 9 gushtit.

Ditët e fundit, përmes një letre nënshkruar dhe nga Ann Linde, ministrja e Jashtme e Suedisë, vendi që do të ketë presidencën e radhës së OSBE-së, Rama shkruante se OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për sfidat që po kalon vendi.

Propozimi i Ramës është mbështetur dhe nga Këshilli Europian, BE-ja dhe SHBA-të, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë në realizimin e takimit.

Një ditë më parë, pro këtij propozimi u shpreh dhe Gjermania.

Por deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim për këtë ftesë nga Bjellorusia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>