
Kryeministri Rama është nisur sot drejt Brukselit për tu takuar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen, për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve. Ky lajm u bë i ditur nga vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj.”
Ai pohoi se nesër do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në cilësinë e kryetarit të OSBE.
“Nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.”
Kryeministri Rama takoi dje Kancelaren gjermane Angela Merkel ku diskutuan për konferencën ë donatorëve. Gjatë javës së kaluar, Kryeministri Rama u takuan edhe me Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, ku i bëri të ditur faturën financiare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti