Rama: Drejtësia në duart e kriminelëve, PD të votojë reformën  

Rama: Drejtësia në duart e kriminelëve, PD të votojë reformën  

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje opozitës të shkojë në Parlament e të votojë institucionet e reja të reformës në drejtësi. Gjatë një leksioni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kryeministri e cilësoi jetike këtë reformë. Ai deklaroi se drejtësinë e kanë kapur gjyqtarët dhe prokurorët kriminelë.

“Në sistemit tonë të drejtësi ka padyshim kapacitete. Por të gjithë këta janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të asfiksuar për shkak se pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët. Nuk kam si e quaj ndryshe një gjykatës apo një prokuror që vepron në emër të Kushtetutës e që mbron kriminelët”, deklaroi Rama para studentëve. Sipas tij procesi i Vetingut do të largojë një herë e mirë këta të korruptuar. Ai i kërkoi votën opozitës për Vetingun.

“Është koha që opozita të dëshmojë se nuk është mburojë e gjykatave të pushtuara nga kriminelët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>