Rama e Ahmetaj ironizojnë programin e PD-së

Nga Exit News
Rama e Ahmetaj ironizojnë programin e PD-së

Kryeministri Edi Rama  dhe Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë ironizuar pragramin ekonomik të Partisë Demokratike si ‘pa shtyllë kurrizore’ e ‘të parealizueshëm’.

Gjatë një komunikimi me gazetarët të martën, Rama deklaroi se ky program ka karakterin e liderit që e ka hartuar:

“Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.”

Rama ironizoi Bashën, duke thënë se ai do të bëjë ‘çdo gjë që nuk kanë në dorë’:

“Luli të gjitha ato që s’i ka në dorë do t’i bëjë.

Ça nuk e ka në dorë dhe s’ka për ta pas najher në dorë gjithmonë do ta bëjë.”

Ai tha se programi i PD-së është i parealizueshëm, pasi PD nuk do të vijë asnjëherë në pushtet:

“S’ka asnjë mundësi që ky lloj programi […] të realizohet.  Sepse ata nuk do vijnë në qeveri, kështu që është bisedë që do ta marrë era.”

Ndërsa Ahmetaj, ndër të tjera i krahasoi premtimet e Bashës me skemat piramidale.

Disa nga deklaratat e Ahmetajt për programin e PD-së janë:

“Kjo është tallje, gënjeshtër.

Më kujtohet ajo platforma e qeverisë së dikurshme, e partnerizuar me Suden; ‘Me ne fitojnë të gjithë’ dhe pastaj humbet e gjithë Shqipëria’.”

Me gjuhë të thjeshtë, ky program që të funksiojnë, do të duhet të rritet ekonomia me 25 për qind dhe të ardhurat me 20 përqind.

Nga do i marrin?! Do prodhojnë para tek SHQUP.

Në trajektoren normale të rritjes së Shqipërisë, praktikisht vendi falimenton në vitin e dytë të një mandati potencial por të pamundur të këtyre.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme