Rama e quan tubimin e Metës fushatë brenda opozitës

Nga Exit News
Rama e quan tubimin e Metës fushatë brenda opozitës

Kryeministri Rama e konsideroi protestën e Presidentit Meta si “minë të programuar” në ditën kur Komisioni Evropian rekomandoi sërish hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një deklaratë për gazetarët, nga selia e Partisë Socialiste, Rama tha se nuk ishte i befasuar nga deklaratat e Metës:

“Lajmi i mirë për sot ishte lajmi që KE-ja e re, ka rekomanduar sërish hapjen e negociatave. [Nga Presidenti]… prisja ndonjë gjë të re, ndërkohë që sot u dha rekomandimi shpërtheu sot mina e programuar […] në vend që ky lajm [rekomandimi i KE] ta gëzonte Presidentin, e hidhëroi që të shpërthente para të gjithëve […] Po atë ditë ai, që sot nuk ka asgjë, del dhe shpërthen përpara jush si një minë e programuar […] është për të qarë, por unë qesh sepse është e pritur, por jo befasuese.”

Përballë pyetjes se Presidenti ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit, Rama u shpreh se dekrete të tilla “mund të firmosë vetëm Ilir Meta” i cili “ka çelur fushatë brenda opozitës” dhe që një dekret të tillë “parlamenti nuk do ta njohë”.

“Lajmi i mirë sot është që Shqipëria reale ka marrë mbështetje në Bruksel, ky [lajm] është bërë problem për ata që u mblodhën në shesh, Partia Demokratike u kthye në servis figurantësh të Presidentit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>