Kryeministri Edi Rama komentoi të enjten në ABC edhe vendimin e Kosovës për të mos pranuar doza nga vaksinat ruse dhe kineze.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurit tha se Kosova nuk pranon prodhime që vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën si shtet. Po ashtu Kosova deklaroi se nuk pranon vaksina që nuk janë të autorizuara për përdorim nga EMA.
Rama tha se Albin Kurti i dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax.
“Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit”, tha Rama.
Ai tha se nuk e gjykon refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë.
“E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë”, tha Rama.