Rama e Soreca vizitojnë fermat e ngritura me fondet e BE-së në Lushnje

Nga Exit News
Rama e Soreca vizitojnë fermat e ngritura me fondet e BE-së në Lushnje

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-së Luigi Soreca vizituan të mërkurën fermat e ngritura me fondet e BE-së në Lushnje.

Rama i bëri thirrje fermerëveqë të organizohen në kooperativa, në mënyrë që produktet e tyre të shiten më shpejt dhe më shumë:

“Ajo që është më e rëndësishmja është që ata që punojnë me tokën duhet të organizohen. Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem.”

Ndërsa ambasadori Soreca tha se fermerët e kanë mirëpritur nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të përfituar fonde ka qenë shumë i madh:

“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër.

Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>