Rama, Europa e vetmja alternativë për Shqipërinë

Nga Exit News
Rama, Europa e vetmja alternativë për Shqipërinë

Kryeministri Rama deklaroi,të mërkurën, se integrimi në Bashkimin Europian është e vetmja alternativë që Shqipëria ka.

Duke folur gjatë takimit ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’ të organizuar nga revista The Economist në Athinë, Rama deklaroi se intregrimi në BE është i rëndësishëm për Shqipërinë jo sepse e kërkojnë ‘miqtë e fuqishëm’, por sepse është ‘një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë’.

Rama theksoi rëndësinë e dialogut për të zgjidhur mosmarrëvshjet brenda rajonit, të cilat tani duhet t’i përkasin së shkuarës. Ai theksoi se vendet e Ballkanit janë ulur në dialog dhe kjo është shenjë positive:

“Në Ballkanin Perëndimor prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në paqëtim. Edhe pse ka çështje të tilla, si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë.

Ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara, për të mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhjen së bashku.”

Rama përmendi marrëveshjen Greqi-Maqedoni e Veriut si një shembull suksesi se si dialogu mund t’i japë fund konflikteve shumëvjeçare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>