
“Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të rrezikojnë karrierën e tyre për procesin e integrimin, por drejtuesit e BE-së duhet të jenë të gatshëm të heqin pak dorë nga komforti politik”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Bild mbi vonesën e hapjes së bisedimeve të BE-së me Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai u shpreh se Shqipëria nuk është gati për tju bashkuar BE-së, por se vendi i ka plotësuar kushtet për nisjen e procesit të bisedimeve.
“Shqipëria ka më shumë se disa probleme. Kjo është edhe arsyeja që ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit për të marrë mjetet në dorë për të zgjidhur problemet”, u shpreh Rama.