Rama falenderon BE-në për ndihmën: Treguat se njerëzimi është kombi i vetëm

Nga Exit News
Rama falenderon BE-në për ndihmën: Treguat se njerëzimi është kombi i vetëm

Kryeministri Rama u shpreh i lumtur për mbi 1,15 miliardë euro fonde ndihmë nga vendet e BE-së  prtemtuar gjatë konferenca “Së bashku për Shqipërinë” mbajtur nga BE të hënën pasadite në Bruksel..

Në përfundim të konferencës, Rama u shpreh se nuk kioshte patur pritshmëri kaq te4 madhe nga konferenca, duke thënë:

“Kur erdhëm kishim vetëm spekulime, sepse nevoja është e madhe. Thoshim po të kapim 40 për qind të shumës totale, do të kthehemi pa ankth [në Shqipëri], me 50 për qind do të ishim të suksesshëm dhe mbi… kjo pjesë do ishte magjike. Por ja që kjo ishte përtej imagjinatës sime”.

Për të shpjeguar momentin Kryeministri iu referua më pas librave të shenjtë:

“Më lejoni të citoj diçka nga bibla, Korintën, ku thuhet “sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashku”. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë.

Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se, kjo që ndodhi sot. Njerëzimi është një komb i vetëm. Faleminderit shumë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>