Rama falenderon NATO-n për zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Rama falenderon NATO-n për zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi

Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kryeministri e falenderoi për zhvillimet e fundit që ai ka negociuar mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa foli edhe për çështje të tjera.

konferencën e përbashkët që Rama zhvilloi me Sekretarin Stoltenberg, ai deklaroi serish si përparësi në punën e tij në drejtimin e OSBE-së zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Për këtë Sekretari Stoltenberg shprehu mbështetje.

Për zhvillimet Kosovë-Serbi, Rama quajti hap të rëndësishëm marrëveshjen për rihapjen e linjës së fluturimit Prishtinë-Beograd.

“Falenderoj Stolenbergun që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne [shqiptarët] dhe në rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona”.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për rihapjen e linjes së fluturimeve Prishtinë-Beograd dhe po kështu po diskutohet rihapja e hekurudhave. Diskutimet janë negociuar nga ambasadori Richard Grenell dhe përfaqësuesit e NATO-s.

Kryeministri u pyet edhe për muxhahedinët iranianë dhe dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria. Kryeministri u shpreh se vendi ka pranuar njerëz të kërcënuar nga regjimi ndërsa dëbimet do të vazhdojnë nëse thyhen rregullat diplomatike.

“Shqipëria ka pranuar që tu jap jetë mijëra njerëzve që kanë qenë të kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Ne po ashtu kemi pritur dhe mijëra hebrenjë. […] Ne kemi dëbuar nga vendi jonë që kanë qenë jashtë misionit diplomatik, pasi nuk jemi vetëm por jemi më të gjithë partnerët tanë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, falenderoi Kryeministrin dhe tha se Shqipëria kontribuon në sigurinë e Ballkanit dhe shtoi se shumë shpejt edhe Maqedonia e Veriut do jetë pjesë e NATO-s. Po ashtu shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit dhe prmtoi ndihmë për Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>