Rama, Laguna e Karavastasë shembulli se si bëjmë shtet

Rama, Laguna e Karavastasë shembulli se si bëjmë shtet

Kryeministri Rama, sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit foli për punën e qeverisë në Lagunën e Karavastasë për të mbrojtur biodiversitetin.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Biodiveristetit, kjo mrekulli e jona natyrore që deri 3 vjet e gjysmë më parë rrezikonim t’a humbisnim përfundimisht prej rrënimit e masakrimit çerekshekullor, është një ndër shembujt më të fortë se si me vendosmërinë tonë për të bërë shtet, jo vetëm e shpëtuam këtë thesar por e kthyem atë në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare,” shkruan Kryeministri Rama, në Facebook.

Në fakt, ndryshe nga pretendimet e Kryeministrit Rama, qeveria e tij po mendon të ndërtojë një resort me përmasa të jashtëzakonshme në këtë parajsë që strehon përqendrimin më të madh të shpendëve, ku 89 lloje gjallesash rrezikojnë të humbasin përgjithmonë.

Tre vjet më parë, kur qeveria e re shqiptare sapo kishte siguruar një mandat 4-vjeçar, kompania Mabetex nuk vonoi të prezantonte projektin e tij: ndërtimin e një resortit të madh turistik që do të shkatërrojë në mënyrë të patjetërsueshme 1170 hektarë tokë.

Kundër ndërtimit te këtij resorti janë ngritur organizatat ndërkombëtare mjedisore, organizata ambientaliste shqiptare, si dhe qytetarë të thjeshtë , të cilët po përpiqen të ndalojnë shkatërrimin e Lagunës nga ndeërtuesit klientelistë.

Përveç ndikimit të drejtëpërdrejtë në shkatërrimin e biodiversitetit, ndërtimi i resorit brenda parkut shkel ligjin për zonat e mbrojtura.

Lejimi i ndërtimit të një kompleksi të tillë, do t’i hapë rrugën shkatërrimit të Parqeve të tjera Kombëtare në vend, pasi për çdo investitor në fushën e turizmit, vendet më të kërkuara janë pikërisht zonat e mbrojtura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>