Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot, 26 nëntor në Abu Dabi me princin e kurorës marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Abu Dabi, Kryeministri njoftoi se firmat e Emirateve do të investojnë në vend për të zhvilluar Durrësin dhe zonën e Spitallës.
Ai tha se Abu Dabi do të investojë në kthimin e portit të Durrësit nga port malrash në një port turistik.
“Sot firmosa marrëveshjen mes dy qeverive për negociata për investime të drejtpërdrejta në Shqipëri duke nisur nga Durrës. Në Durrës do të ketë një investim për transformimin e porteve të mallrave në portin turistik”, tha Edi Rama.
Emiratet e Bashkuara u zotuan se do t’i japin vendit tonë 70 milionë euro për procesin e rindërtimit, në Konferencën e Donatorëve.