Rama flet për “pengmarrje” nga Bullgaria në takimin me Borrell-in

Rama flet për “pengmarrje” nga Bullgaria në takimin me Borrell-in

Kryeministri Edi Rama u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në Policy Conference 2021 në Abu Dhabi.

Rama pohoi se me Borrell ka folur mbi Samitin e 6 tetorit, situatën në rajon si dhe mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, të cilat sipas tij kanë marr peng edhe Shqipërinë.

“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama.

“Diskutuam zgjerimin, Samitin e ardhshëm me Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete,” shpjegoi Borrell në Tëitter. “Është e rëndësishme të ruhet si vrulli i reformës në rajon ashtu edhe kredibiliteti i BE -së”, shtoi ai.

Rama shkruajti shkurt në lidhje me temat e diskutuara, por nga ana tjetër takimi duket se i detyrohet faktit se të dy janë pjesëmarrës në konferencë.

Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Ndërkohë, të martën presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi nga Tirana se shpreson që deri në fund të vitit vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.

LEXO  Rama: Shqiptarët duhet të tregojnë forcë karakteri e të bëjnë durim

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>