Rama flet për temat që diskutoi me Macron

Nga Exit News
Rama flet për temat që diskutoi me Macron

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të publikuar nga Balkanweb, ka zbardhur temat e diskutura me presidentin francez, Emanuel Macron, gjatë takimit të së hënës.

Rama tha se janë diskutuar disa projekte të rëndësishme, misis të cilave ai i investimeve për ujësjellësin e Durrësit, në mënyrë që qyteti të furnizohet 24 orë me ujë.

Ai po ashtu përmendi një financim në sektorin elektro-energjitik dhe një program për gratë dhë vajzat.

Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për parkun më të madh fotovoltaik të rajonit, faktikisht në Karavasta dhe po ashtu në një apo dy projekte të tjera me rëndësi,” u shpreh Rama.

Gjithashtu, në takim është trajtuar edhe plani i investimeve në Ballkan, për të cilin Shqipëria është angazhuar të thith investime në në transport, infrastrukturë, energji dhe dixhitalizim, sipas kryeministrit.

Po ashtu pjesë e bisedimeve kanë qënë edhe  minishengeni ballkanik, dialogu Serbi-Kosovë, si dhe procesi i implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit.

Rama nuk ka dhënë më shumë detaje për temat e diskutuara.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>