Rama fshin nga harta disa shtete për ta nxjerrë Shqipërinë më të mirën në Evropë dhe në rajon

Nga Exit News
Rama fshin nga harta disa shtete për ta nxjerrë Shqipërinë më të mirën në Evropë dhe në rajon

Kryeministri Edi Rama e shpalli sot Shqipërinë si më të mirën në rajon dhe në Evropë për treguesit shëndetësore të epidemisë së koronavirusit.

Ai botoi disa grafikë në Facebook, të cilat tregojnë se Shqipëria ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në rajon dhe në Evropë me 11 të vdekur për 1 milion banorë.

http://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157716605956523/?type=3&theater

Por edhe pse treguesit mund të mbështesin tezën se Shqipëria është një nga vendet me më pak kosto jetësore nga koronavirusi, Kryeministri ka luajtur me të vërtetën duke lënë jashtë qëllimisht disa shtete evropiane që kanë tregues më të mirë se Shqipëria.

Kështu, Kryeministri ndonëse ka përfshirë Rumaninë në rajonin tonë, ka “harruar” Bullgarinë, e cila është gjeografikisht më afër Shqipërise dhe më shumë pjesë e rajonit se sa Rumania.

Arsyeja është se Bullgaria e ka tregues më ulët se Shqipëria me 10 të vdekur për 1 milionë banorë.

Po ashtu, Kryeministri ka përfshirë Çekinë në vendet europiane me të cilët krahason Shqipërinë, por ka “harruar” Sllovakinë që është ngjitur më Çekinë dhe gjeografikisht më afër Shqipërisë.

Arsyeja, sërish, është se Sllovakia ka vetëm 4 të vdekur për 1 milionë banorë, dhe bashkë me Bullgarinë do e çonte Shqipërinë dy vende më poshtë në renditje.

Në fakt, sisa vende të tjera evropiane, përshi Ukrainën dhe Rusinë, kanë, gjithashtu, tregues vdekjesh për një mijë banorë më të ulët se Shqipëria.

Mëgjithatë, hileja kryesore e Kryeministrit është se me ‘grafikët’ e tij ai mundohet të mbulojë një fakt të rëndësishëm: praktikisht të gjitha vendet e Ballkanit kanë patur relativisht pak viktima dhe pak të sëmurë rëndë si në të dhëna absolute ashtu edhe në të dhëna relative, sikurse duket nga tabela më poshtë.

Tabele
Të dhënat e vdekshmërisë në rajon

Edhe sikur në një vlerësim me pikatore të vdekjeve për 1 milionë banorë Shqipëria mund të jetë minimalisht më mirë se vendet e tjera të rajonit—në fakt Mali i Zi dhe Bullgaria janë më mirë—përfundimi i ndershëm dhe domethënës statistikor është se i gjithë rajoni i Ballkanit ka patur një ecuri shumë të mirë, sikurse edhe Shqipëria si pjesë e rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>