“E ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar.”
Kështu u shpreh Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.
Ai deklaroi se është i gatshëm të përballoj “një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces.”
Rama paralajmëroi kryebashkiakët e tij se do të ndëshkohen nëse abuzojnë me përfituesit e programeve të rindërtimit.
“Mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar si të prekur nga tërmeti njerëz që nuk janë prekur, se do të ndëshkoheni, pasi do monitoroheni nga një grup që s’e njihni.”
Gjatë fjalës së tij zoti Rama tregoi se paratë për të gjithë procesin e rindërtimit do të garantohen përmes buxhetit të shtetit, konferencës së donatorëve dhe disa alternativave të reja politike apo operacioneve financiare.