Rama gazetarëve: Flisni pa lexuar projektligjet, i hartuam bashkë me OSBE-në

Nga Redaksia
Rama gazetarëve: Flisni pa lexuar projektligjet, i hartuam bashkë me OSBE-në

Kryeministri Rama kundërshtoi sot gazetarët të cilët kundërshtojnë projektligjet e medias duke i quajtur ato “politika fashiste që censurojnë fjalën e lirë”.

Përmes një postimi në Twitter, Rama dekalroi se projektligjet për median janë hartuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe se ai do të miratohet në parlament më 19 dhjetor:

 “Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”

Kryeministri akuzoi gazetarët se flasin pa i lexuar projektligjet:

“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!”

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir hodhi poshtë projektligjin e qeverisë për median, disa ditë më parë, duke rekomanduar ndryshimin e shumë prej neneve. Por asnjë prej këtyrë rekomandimeve nuk u mor parasysh nga Komisioni Ligjive dhe sot ky komision miratoi projektligjet siç i kishte propozuar qeveria, pa bërë asnjë ndryshim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>