Rama: Hapim aeroportin e Kukësit, kjo ka qenë arsyeja që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e Rinasit

Nga Exit News
Rama: Hapim aeroportin e Kukësit, kjo ka qenë arsyeja që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e Rinasit

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën nga një takim elektoral në Tepelenë se për disa ditë do të hapet aeroporti i Kukësit.

“Mbase kj oka qenë arsyeja që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit”, tha Rama.

“Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 mln do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, tha Rama.

Më tej ai foli për Tepelenën, duke thënë se është një udhëkryq ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve.

Greva e punëtorëve të Albkontrolit në aeroportin e Rinasit ka shkaktuar përplasje mes qeverisë , opozitës dhe presidentit Ilir Meta të mërkurën.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme