Rama harron 70 mijë emigrantët shqiptarë, këshillon BE për krizën e refugjatëve

Rama harron 70 mijë emigrantët shqiptarë, këshillon BE për krizën e refugjatëve

“Sfida e krizës së refugjatëve duhet të adresohet në Turqi.  BE të bëjë negociata politike dhe jo vetëm ekonomike me Turqinë”, është ky rekomandimi i fundit që i jep kryeministri Rama krerëve të Bashkimit Evropian për krizën e refugjatëve. Kryeministri vazhdon të flasë për politikën globale duke bërë kritika e duke dhënë këshilla krerëve të BE-së dhe  harron krizën me emigracionin që ka përfshirë vendin e tij.

Në dy vite të qeverisë Rama janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë rreth 70 mijë shqiptarë.  Numri i emigrantëve shqiptarë shkon në rreth 100 mijë, nëse përfshihen  edhe shifrat e emgirimit drejt vendeve të tjera të BE-së.  Rama nuk e pranon krizën dhe këmbëngul se refugjatët shqiptarë që kanë mbërritur në Gjermani  vijnë nga  Greqia. Ky pretendim i Kryeministrit është rrëzuar disa herë nga autoritet gjermane të cilët kanë sqaruar me statistika zyrtare se shumica e emigrantëve shqiptarë vijnë nga Shqipëria.

Kryeministri Rama asnjëherë nuk e ka pranuar këtë shifër alarmante të emigrimit pasi kjo dëshmon dështimimin e  qeverisjes së tij në dy vjet.  Kryeministri vazhdon e këshillon liderët botërorë se si të zgjidhin krizën e refugjatëve  ndërkohë që prej tij priten shpjegime pse shqiptarët po largohen nga vendi i tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>