Rama hedh idenë e një zone të kufizuar vetëm në plazhe

Nga Exit News
Rama hedh idenë e një zone të kufizuar vetëm në plazhe

Kryeministri Rama deklaroi se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk do të zgjatet, por qeveria po shqyrton idenë e një zone të kufizuar vetëm në plazhe.

Në një intervistë për gazetarët, ai u shpreh se në këtë zonë do të vazhdojnë të veprojnë masat kufizuese më qëllim shmangien e përhapjes së COVID-19.

“Po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare për të pasur gjatë verës për të pasur mundësinë të ushtrojnë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja.”

Mbetet e paqartë nëse Rama do të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm në këtë zonë dhe cilat do të jenë masat kufizuese në të.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri do të vazhdojë deri me 23 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>