Rama i i drejtohet qytetarëve: Me 25 prill zgjidhni drejtësinë ose Ilir Metën e koalicionin PD-LSI

Nga Exit News
Rama i i drejtohet qytetarëve: Me 25 prill zgjidhni drejtësinë ose Ilir Metën e koalicionin PD-LSI

Kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve të zgjedhin midis reformës në drejtësi dhe Ilir Metës e koalicionit PD-LSI, më 25 prill.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Shëndetësia që Duam”, në Facebook, u shpreh se:

“Në 25 prill ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësisë apo me koalicionin KÇK, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve”.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të vazhdojnë përpara e të mos kthehen pas, duke ju referuar opozitës, si e vetmja mënyrë për të dalë nga pandemia.

Rama u shpreh se qeveria e tij asnjëherë nuk e ka ndalur punën pavarësisht fatkeqësive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>