Rama: I kënaqur me naftëtarët, takohemi sërish brenda 48 orësh

Nga Exit News
Rama: I kënaqur me naftëtarët, takohemi sërish brenda 48 orësh

Kryeministri Rama mbështeti vendimin e naftëtarëve për të pranuar ofertën e tij për të dalë nga greva e urisë dhe për të marrë një pagë nga qeveria.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh:

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”

Një ditë më parë, naftëtarët dolën nga greva e urisë pas 44 ditësh në total, dhe u ulën në bisedime me kryeministrin Rama.

Kryeministri nuk i premtoi dhënien e pagave të prapambetura të më shumë se një viti për 505 naftëtarët që i kanë fituar ato me gjyq, por tha se qeveria mund t’i japë vetëm një rrogë.

Po ashtu kryeministri nuk dha zgjidhje as për rifillimin e punës në rafineri pasi sipas tij, ende nuk ka një investitor serioz për rafinerinë.

Lajme te ngjashme