Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetëve të Kuvendit të votojnë për shkakrkimin e Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij, në seancën parlamentare për shkarkimin e Metës, më 9 qershor Rama u shpreh se:
“Ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurim vullnetin e popullit shqiptarë për ta shkarkuar [Metën]”.
Ai u shpreh se “Meta ka turpëruar Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-të, dhe përfaqësitë ndërkombëtare”.
“Shqipëria nuk e mban dot në kurriz duke u bërë gazi i botës. Meta i sotëm nuk mund të ketë statusim e lartë që i dha parlamenti. Meta mbaroi punë, fjalët e tij si president mbaruan. Le të fLasë parlamenti me votë”, përfundoi Rama.
Kuvendi do të votojë sot shkarkimin e Presidentit Meta. Sipas ligjit, duhet të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve të Kuvendit.