Pas marrëveshjes së arritur me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare të bien dakord për ndryshime të mëtejshme në Kodin Zgjedhor, që imponohen nga ndryshimi i Kushtetutës.
Por demokratët i quajnë ndryshimet e miratuara në parlament si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik mes të gjitha palëve, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Kjo sepse parlamenti miratoi heqjen e parashikimit për koalicione parazgjedhore në Kushtetutë.
“Të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vijojmë punën sëbashku. Heqja e paragrafit kushtetues ku përcaktohet formula e koalicionit nuk do të thotë se do të ndalohen koalicionet, ato do të formulohen në ligjin zgjedhor.” – tha Rama.