Kryeministri Edi Rama i ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar naftëtarët e Ballshit me një pagesë financiare. Ai nuk tha as shumën e pagës dhe as për sa kohë do të zgjasë ajo.
“Mbështetje financiare e konsiderueshme do të jetë dicka e ndërmjetme mes pagës që merrnin dhe pagës së asistencës”, tha Rama pas takimit me naftëtarët në Ballsh, të hënën, në darkë.
Rama nuk morri përsipër zgjidhjen e mosmarrëveshjes me kompaninë apo pagesën e pagave të prapambetura:
“Nuk merremi me pagën e prapambetur. Ajo ka të bëjë me marërdhjënien e tyre me komapninë. Vendimi gjyqësor lidhet me detyrimet e komapnisë dhe jo me detyrimet e qeverisë. Qeveria nuk merr përsipër të zgjidhë çështje që i zgjidh kompania”.
Ai tha se ende nuk ka një investitor për rafinerinë por qeveria do të vazhdojë përojekjet për hapjen e rafinerisë:
“Nuk jemi dorëzuar për të ardhmen e rafinerisë. Konsultat tona uk tregojnë se rafineria është për skrap. Nuk kemi një invetitor të gatshëm të nisë, në këtë moment, në këtë sektor, që po kalon vështirësi në botë”.
Naftëtarët ndërprenë sot grevën pas 24 ditësh.