Rama i përgjigjet Bashës: Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA

Nga Exit News
Rama i përgjigjet Bashës: Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të dielën kreut të PD Lulzim Basha për dekalratën e tij se ka futur Shqipërinë në NATO.

Rama u shpreh se Shqipërinë në NATO e futi SHBA.

‘Një punë të më tregojnë? Kemi futur Shqipërinë në NATO? Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA! Ky vend ka qenë është dhe do të jetë një vend që do të shkoj në luftë me SHBA dhe NATO-së si ven di NATO-s”, tha Rama.

Ai tha se PD për arsim e shëndetësi nuk kanë pasur asgjë.  “E përfytyroni një moment sikur COVID të na kishte gjetur me spitalet e tyre. Në do të ishim bërë jo gaz i botës, por parodia e kontinentit. Këto nuk kishin asnjë autoambulancë. Ky është fakt”, tha Rama.

Kreu i PD ka renditur si një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së PD futjen e Shqipërinë në NATO dhe liberalizmin e vizave. Ai ka premtuar se sikurse PD futi Shqipërinë në NATO do e fus dhe në BE.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>