Kryeministri Rama ka reaguar sërish në Twitter pas deklaratave të Presidentit Meta mbi grevën e Albcontroll, që ka çuar në bllokimin e aeroportit “Nënë Tereza”.
Rama i quajti deklaratat e mëhershme të Metës “humor vulgar” dhe ripërsëriti akuzat ndaj tij dhe ish-kryeministrit Berisha, për nxitje të grevës së punonjësve të Albcontrol.
“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!,” shkruan ai.
Kryeminsitri pretendon se qëllimi i grevës së organizuar është sabotimi i fushatës së vaksinimit në vend.