Rama i përgjigjet Metës: Zbato rregullat antiCovid-19, që të shmangim një mbyllje të dytë

Nga Exit News
Rama i përgjigjet Metës: Zbato rregullat antiCovid-19, që të shmangim një mbyllje të dytë

Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje presidentit Meta për kërkesën e tij për rivlerësim të masave të marra nga qeveria për përballimin e krizës së Covid-19.

Rama, në një postim në Twitter, të martën, shkroi se nuk është detyrë e Presidentit të merret me menaxhimin e situatës mjekësore. Ai i kërkoi Presidentit t’i bëj thirrje LSI-së të ndalojë thirrjet kundra mbajtjes së maskës.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!”, shkroi Rama.

Ai tha se ekspertët marrin vendime për strategjinë vjeshtë-dimrit.

“Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!”, theksoi Rama.

Rama i bëri thirrje të gjithëve të përkrahin ministren e Shëndetësisë, “ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, për punën e palodhur që po bëjnë, siç e meritojnë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>