Kryeministri Edi Rama foli sërish për takimet elektorale të opozitës. “Çfarë na duhet fitorja e votave, e rezultati i zgjedhjeve nëse ne bëhemi shkaktar për të plagosur a humbur njerëz”, u shpreh Rama të premten mbasdite në një takim në Berat.
Ai i kthehu përgjigje edhe deklaratave të PD-së se, Rama sulmon opozitën se ka frikë nga njerëzit “që mezi presin ndryshimin”:
“Po si mundet partia alternativë që do drejtimin e vendit që bënë deklarata që Edi Rama ka frikë përballë urganin, cilin uragan atij të shkuarjen për lesh të gjithë. Unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe dëmin që ajo sjellje mund të bëj në jetën e të tjerëve që nuk janë aty fare”.
Rama komentoi edhe premtimin e Bashës në Kukës, që do të heqë traun e rrugës së Kobit sapo të vij në pushtet:
“Votoni për PD që të hiqet trau, cili tra do hiqet dhe të filloj prapë rënia e gurëve dhe bllokimi i rrugës nga bora e thyerrja e qafës”.
Kryeministri komentoi edhe thirrjet “Rama ik”:
Ne nuk mund të rrijmë pa folur se nuk jemi në paradë bukurie. Ata janë nisur në dasëm. Ne jemi në ndeshje jo në dasëm. Kjo zgjedhje do t’i bëjmë të qarta.
“Rama ik”, po pse? Për çfarë arsye? Se nuk më mundin dot. Unë i kuptoj kalamajtë, se është i stresuar me mësuesen dhe ma thotë mua. Po këta si kalamajtë rrugëve, goxha burra”.
Ndërsa për programin e PD-së Rama u shpreh se:
“Program serioz do ulin sigurimet shoqërore, do rrisin pensionet. Sepse duan t’i bëjnë qejfin edhe atyre që janë në punë edhe pensionistëve. Ky jep sapun për djath”.
Ndërsa për deklaratat e Bashës se Rama merret gjithë kohës me të, ai ju përgjigj se:
“Ne gjithë kohës merremi me punë, me ty merremi Gjino se duhet t’i themi njerëzve se ose do ikim edhe njëhere poshtë ose do vazhdojmë të ngjitemi në majën ku duam ta çojmë Shqipërinë”.
Rama i karahasoi takimet elektorale të Bashës me takimin e Rrapiush Xhaferrit:
“Rrapush Xhaferrit i mblidheshin njerëzit kështu me makina e me këmbë. Ndërsa këta nuk këndojën, bërtasin ‘Rama ik’. E kanë këngë me dy rrokje”.