Shumica socialiste do të rimiratojë në Kuvend ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, pa pritur mendimin e Komisionit të Venecias, për pyetjet e drejtuara nga Presidenti Ilir Meta.
Lajmin e dha Kryeministri Rama në një postim në Twitter, duke ju përgjigjur indirekt thirrjes së eurokomisionerit për Zgjerimin Varhelyi, për të miratuar ndryshimet pas opinionit të Komisionit të Venecias.
Ai shkroi se e mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias, kurdo që ai të vijë, por ndryshimet do të miratohet sepse nuk ka kohë për zgjedhjet e ardhshme.
“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!”
Kryeministri e justifikoi vendimin e tij me faktin nuk ka kohë për zgjedhjet e ardhshme:
“Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”.
Rama akuzoi Presidentin Meta se po përpiqet të marrë peng institucionet e vendit.
“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!”.