Rama i quan premtimet e PD të parealizueshme

Nga Exit News
Rama i quan premtimet e PD të parealizueshme

Kryemisntri Edi Rama i ka quajtur premtimet elektorale të PD-së të parealizueshme. Në një bisedë telefonike drejtuesi politik i Korçës Niko Peleshi, i raporton Ramës se:

“Ata [PD dhe LSI] vazhdojnë me denigrime dhe sulme personale. Nuk merremi me ta. Nuk e kthejmë kokën pas. Edmond Spaho i thotë fermërëve sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shisni prodhimet”.

Rama kritikon sërisht edhe takimet elektorlae të PD-së me qytetarët. Ai gjatë bisedës shprehet se për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve do të organizojmë takime me grupe të vogla.

“Për të mos i shtyrë të mblidhen në organizime të mëdha. Organizime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim në qafë. Këta po i marrin në qafë po janë të papërgjegjëshëm”, e porosit Rama, Niko Peleshin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>