Rama i tregon Bashës se cilët janë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve anti-Covid

Nga Exit News
Rama i tregon Bashës se cilët janë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve anti-Covid

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha se Komiteti i Ekspertëve anti-Covid ‘është fasadë e Ramës’.

një video në Facebook, kryeministria jep jetëshkrimin e mjekëve dhe ekspertëve që janë pjesë e Komitetit, duke theksuar dhe arritjet e tyre profesionale.

Rama e nis me zëvendësministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli e cila ka që prej vitin 1986 që është mjeke neurologe.

Më pas Rama përmend kualifikimet dhe arritjet e Prof. Najada Çomos, shefe e spitalit Infektiv në QSUT, Prof. Andi Koraqit, shef i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, profesiorit të Sëmundjeve Infektive Tritan Kalos.

Rama thekson se pjesë e komitetit të ekspertëve janë dhe figura si Silva Bino, e cila përveç se shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, është dhe konsulente e OBSH-së dhe agjensive të tjera të Kombeve të Bashkuara për sëmundjet infektive.

Komiteti i përkohshëm për infeksionin e Covid-19 u ngrit më 31 janar 2020. Si organ, ai i raporton Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryesohet nga zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe përbëhet nga 11 anëtarë të tjerë:

  • Flutra Beqo, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë
  • Albana Fico, drejtoreshë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP)
  • Silva Bino, drejtoreshë në ISHP
  • Vjollca Braho, kryeinspektore e ISHP-së
  • Najada Como, përgjegjëse shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT)
  • Tritan Kalo, mjek infeksionist në QSUT
  • Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare
  • Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetesor
  • Andi Koraqi, përgjegjës shërbimi në QSUT
  • Gjeorgjina Kuli, infeksioniste pediatre në QSUT
  • Narvina Sinani, drejtoreshë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>