
Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të futbollistit të njohur argjentinas Diego Armando Maradona, pasditen e së mërkurës.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Maradona ishte ‘Moxarti i futbolli që mrekulloi botën’:
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe.”