Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të miratuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve në 30 korrik.
Por Rama e ftoi opozitën jashtëparlamentare që të shkojë në Këshillin Politik sa më parë dhe të mos pengojë ‘risitë kushtetuese’
Në një postim në Twitter, Rama i është përgjigjur refuzimit të PD-së e LSI-së për të marrë pjesë në takimin e Këshillit Politik pasditen e së mërkurës:
“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!
Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.
Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”