Rama inspekton ndërtimin e shkollës në Durrës të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit

Nga Exit News
Rama inspekton ndërtimin e shkollës në Durrës të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës,  e cila u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë, Rama pohoi se shkolla do të hapet më 26 nëntor të këtij viti dhe do të presë rreth 1064 nxënës.

Me 26 nëntor do të hapet. Janë shkolla që do të bëhen të reja me laborator, me palestër, bibliotekë, gjithcka që i duhet një hapësirë mësimi, argëtimi dhe për komunitetin. Dhe objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit.”

Rama pohoi se do të fillojë në javët e ardhshme rindërtimi në zonën e Laçit dhe qeveria do të bëjë kontrata individuale më banorët e prekur që ata të dinë çfarë përfitojnë.

Shumë shpejt tanimë, projektimi i detajuar, do të jemi për pak javë në kantier në zonën e Lacit ku do të fillojë ndërtimi i një lagje të re dhe me radhë të gjitha do të jenë kantiere, që do të kërkojnë edhe pak durim, por që fund do të jenë hapësirë për një jetë të re për njerëzit. Do të bëjmë kontratat individuale për të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë, që ta kenë të qartë se ku do të sistemohen dhe sa do të përfitojnë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>