Rama ironi me deklaratat e Bashës, Metës e Kryemadhit

Nga Exit News
Rama ironi me deklaratat e Bashës, Metës e Kryemadhit

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Meta, kreun e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi.

Përmes dy videove në Facebook, Rama publikoi deklaratat e kundërta të çiftit Meta-Kryemadhi, ku presidenti kërkon masa shtesë për të luftuar Covid-19, ndërsa Kryemadhi deklaron se Covid-19 nuk ekziston dhe është një ‘teori konspiracioni’.

Rama shkruan se ky bashkim është oferta fituese për demokratët: voton për Bashën, merr në paketë Kryemadhin me gjithë Metën.

Ndërsa në një video tjetër, Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të Bashës për mungesë tamponesh në Durrës, rast për të cilin Basha tregoi deklaratat e  Zija Alhysës. Sipas Ramës, Alhysa nuk ka arsimin e duhur për të qenë mjek, por është një ndihmës epidemiolog që ka bërë një kurs 1 vjeçar për infermier.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>