Rama ironizon Bashën: Rrapush Xhaferri i ri, u premton njerëzve lekë

Nga Exit News
Rama ironizon Bashën: Rrapush Xhaferri i ri, u premton njerëzve lekë

Kryeminsitri Rama, në një takim elektoral në Lezhë të enjten pasdite, ironizoi kreun e PD, Lulzim Bashën, duke e quajtur atë Rrapush Xhaferri i ri.

Rama tha se Basha u premton njerëzve se ai do u zgjidh hallet dhe ata nuk kanë përse të lodhen, mund të rrijnë në kafe.

Ai shtoi se Basha u thotë njerëzve më jepni një, t’ju jap dy.

Fundi ishte që më jep një, të jap dy, u bënë dy gishta mu në sy që qorruan një popull të tërë,” u shpreh ai duke hequr paralele me rënien e firmave piramidale.

Si mund t’i besohet sot një Rrapushi të ri, i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse me një tabor nusesh,” përfundoi ai Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>